UBT News

Huawei dhe Verizon arrijnë marrëveshjen për zgjidhjen e gjyqeve për patentat

Në shkurt të vitit 2020, Huawei paditi Verizon me pretendimin se kompania amerikane kishte përdorur dhjetëra patenta të gjigantit kinez të telekomunikacionit në fusha si rrjetet kompjuterike, siguria në shkarkime të materialeve, si dhe komunikimet me video.

Kompania kineze e telekomunikacionit Huawei dhe ajo amerikane Verizon Communications janë dakordësuar për të bashkëpunuar në zgjidhjen e një pjese të proceseve gjyqësore që pretendojnë shkelje të patentës.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Marrëveshja konfidenciale u arrit disa ditë pasi u hap një nga dy proceset gjyqësore për këtë akuzë. Huawei dhe Verizon paraqitën mocione të përbashkëta për të hedhur poshtë të dyja çështjet, si dhe kundërpaditë e Verizon gjatë seancës në dy gjykata në Teksas të SHBA.

Verizon deklaroi se janë mjaft të lumtur që arritën marrëveshjen e bashkëpunimit me Huawei, ku përfshihen edhe proceset gjyqësore për patentat. Ata vijuan më tej duke thënë se “Kushtet e zgjidhjes së arritur nuk po zbulohen, por ekipi ynë ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbyllur këtë çështje të zgjatur.”

Nga ana tjetër edhe Huawei në një deklaratë tha se ishin të kënaqur për arritjen e marrëveshjes me Verizon, një marrëveshje që sipas tyre i jep fund procesit gjyqësor për patentat e kompanive. Ata shtuan se kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale.

Në shkurt të vitit 2020, Huawei paditi Verizon me pretendimin se kompania amerikane kishte përdorur dhjetëra patenta të gjigantit kinez të telekomunikacionit në fusha si rrjetet kompjuterike, siguria në shkarkime të materialeve, si dhe komunikimet me video.

Në atë kohë, Huawei ngriti kërkesën për një shumë të paspecifikuar të ardhurash për kompensimin dhe pagesën e rentës minerare.

Gjigandi kinez ka qenë një pikë delikate në marrëdhëniet SHBA-Kinë për disa vite me radhë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendosën kompaninë në listën e zezë ekonomike në vitin 2019, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Në qershor të 2019, Huawei i tha Verizon se duhet të paguante tarifa licencimi për përdorimin e më shumë se 230 patentave të Huawei, duke kërkuar kompensim në më shumë se 1 miliard dollarë.

Exit mobile version