UBT News

HRW: Rojet saudite vrasin dhe abuzojnë me refugjatë në kufi me Jemenin

Human Rights Watch (HRW) njofton se Arabia Saudite është përfshirë në vrasjen brutale të refugjatëve dhe emigrantëve afrikanë në kufijtë e saj jugorë me Jemenin, që mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Në një raport të publikuar të hënën, HRW ka dokumentuar abuzime “të përhapura dhe sistematike” të kryera nga rojet kufitare saudite kundër refugjatëve kryesisht etiopianë që ikin nga konflikti i armatosur, vështirësitë ekonomike dhe thatësirat në vendlindjet e tyre.

Organizata joqeveritare që ndodhet në New York njoftoi se qindra, madje me gjasë mijëra njerëz, janë vrarë nga rojet kufitare saudite mes periudhës mars 2022 dhe qershor 2023, dhe njoftoi se vrasjet po vazhdojnë./UBTNews/

Exit mobile version