UBT News

HRW njofton se si pasojë e sulmeve të ushtrisë së Burkina Fasos mbetën të vdekur dhjetëra civilë

Mbikëqyrësi ndërkombëtar Human Rights Watch (HRW) akuzoi ushtrinë e Burkina Fasos për vrasjen e të paktën 60 civilëve si pasojë e sulmeve me dron, që sipas qeverisë kishin në shënjestër grupe të armatosura.

Viktimat u regjistruan gjatë tri sulmeve me dron ushtarak që nga muaji gushti, dy në tregje të mbushura me njerëz dhe një tjetër në një funeral, thuhet në raportin e ri të HRW-së.

Qëkur erdhi në krye të shtetit pas një grusht shteti në vitin 2022, kapiteni Ibrahim Traore u fokusua në rikthimin e zonave të kontrolluara nga grupet e armatosura që kishin lidhje me al-Kaeden dhe grupin ISIS.

HRW tha se intervistoi dhjetëra dëshmitarë midis muajve shtator dhe nëntor të vitit 2023 dhe analizoi fotografi, video dhe imazhe satelitore.

“Ushtria e Burkina Fasos përdori një nga armët më të sakta në arsenalin e saj për të sulmuar grupe të mëdha njerëzish, duke shkaktuar humbjen e jetëve të shumta civile në kundërshtim me ligjet e luftës”, njoftoi grupi përmes raportit të ri./UBTNews/

Exit mobile version