Human Rights Watch (HRW) ka lëshuar një deklaratë duke thënë se sulmet izraelite ndaj një grupi gazetarësh libanezë, amerikanë dhe irakianë në Libanin jugor më 13 tetor 2023, dukej se ishin “sulme të qëllimshme ndaj civilëve”, të cilat OJQ-ja thotë se përbëjnë një “krim lufte”.
Sulmet vranë gazetarin e Reuters, Issam Abdallah dhe plagosën gjashtë gazetarë të tjerë, përfshirë kameramanin e Al Jazeera Elie Brakhia dhe reporteren Carmen Joukhadar.
HRW tha se “provat tregojnë se ushtria izraelite e dinte ose duhej ta dinte se grupi i njerëzve mbi të cilët po qëllonin ishin civilë”.
Ata gjithashtu u bënë thirrje aleatëve të Izraelit – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Gjermanisë – të “pezullojnë ndihmën ushtarake dhe shitjet e armëve për Izraelin, duke pasur parasysh rrezikun që ato do të përdoren për abuzime të rënda”./UBTNews/