UBT News

HRW i kërkon Tunizisë të ndalojë dëbimin e emigrantëve në shkretëtirë

Qindra emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane kanë mbetur të bllokuar në kushte të rënda në jug të Tunizisë që kur u dëbuan nga qyteti port i Sfax në javën e kaluar.

Kjo vjen në sfondin e dhunës pas funeralit të një 41-vjeçari tunizian, i cili u vra me thikë në Sfax të hënën, në një përleshje mes tunizianëve dhe emigrantëve.

Sfax, qyteti i dytë më i madh i vendit të Afrikës së Veriut, është një pikë nisjeje për shumë njerëz që shpresojnë të arrijnë Evropën përmes detit.

“Forcat tuniziane të sigurisë kanë dëbuar kolektivisht disa qindra emigrantë dhe azilkërkues afrikanë të zinj, përfshirë fëmijë dhe gra shtatzëna, që nga 2 korriku, në një zonë të largët, të militarizuar në kufirin Tunizi-Libi”, tha HRW.

“Shumë raportuan dhunë nga autoritetet gjatë arrestimit ose dëbimit”, tha në një deklaratë.

Lauren Seibert e HRW i kërkoi qeverisë së Tunizisë të “ndalojë dëbimet kolektive dhe të mundësojë urgjentisht aksesin humanitar për migrantët afrikanë dhe azilkërkuesit tashmë të dëbuar në një zonë të rrezikshme”./UBTNews/

Exit mobile version