Human Rights Watch u ka bërë thirrje qeverive perëndimore që të bëjnë më shumë për t’i dhënë fund abuzimeve nga ana e Izraelit në Bregun Perëndimor, sikurse vendosja e sanksioneve ndaj ministrave të qeverisë përgjegjës për përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse në territor.
Në mesin e personave që pritet të sanksionohen janë edhe ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili u ka shpërndarë armë kolonëve izraelitë dhe ka udhëzuar policinë që të mos zbatojë ligjet kundër kolonëve të dhunshëm.
“Për muaj të tërë, sytë e botës kanë qenë në Gaza, por parandalimi i mizorive është i nevojshëm edhe në Bregun Perëndimor”, tha drejtori i HRW për Mbrojtjen e Krizave, Akshaya Kumar./UBTNews/