UBT News

HRW: BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar s’duhet ta përdorin Ballkanin si magazinë për migrantë

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “magazinë për migrantët”, tha të hënën organizata Human Rights Watch (HRW), duke përsëritur kritikat e tyre ndaj ideve për përdorimin e “qendrave të kthimit” në vende të treta për azilkërkuesit.

BE-ja dhe MB-ja kanë ndërmarrë disa hapa drejt qw procesimi i kwrkesave pwr azil dhe nw pwrgjithwsi i migrantwve tw mundshwm tw bwhet jashtw jashtë kufijve të tyre, si mënyrë për t’u përballur me një valë të madhe migrantësh.

BE-ja ndërmori hapa në mars për t’i lejuar vendet anëtare të përpunojnë kërkesat e migrantëve jashtë kufijve të bllokut me 27 vende, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, njoftoi se qeveria e tij kishte hapur bisedime me disa vende për ngritjen e “qendrave të kthimit” për azilkërkuesit e refuzuar që do të presin deportimin.

Ai nuk përmendi emra vendesh, por Ballkani duket si partner i mundshëm.

Starmer bëri njoftimin gjatë një vizite në Shqipëri – e cila tashmë strehon qendra kthimi për migrantët që kthehen nga Italia – dhe qeveria e tij ka zbuluar së fundmi një pako investimesh prej gjashtë miliardë euro në Maqedoninë e Veriut.

Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një magazinë për migrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kuadrove më të mira për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve”, tha HRW-ja.

Ajo përmendi shembullin e Bosnje e Hercegovinës, një vend që “tashmë po përdoret si vend grumbullimi për njerëzit që rastësisht kalojnë nëpër të në rrugën drejt BE-së”, sipas Hugh Williamson, drejtor i HRW-së për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Shtimi i azilkërkuesve të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, apo ndoshta edhe nga BE-ja, në sistemin tashmë shqetësues të ndalimit të Bosnjës do të përkeqësonte vetëm problemet ekzistuese dhe do të shtonte abuzimet”, tha Williamson në një deklaratë.

Ai theksoi se të burgosurit nëpër burgjet boshnjake kanë qasje të kufizuar te avokatët dhe të drejta bazike të tjera.

Bosnje e Hercegovina u dha statusin e refugjatit vetëm katër prej 147 aplikuesve në vitin 2023, dhe azilkërkuesit shpesh presin për muaj të tërë “praktikisht pa asnjë të drejtë” për një vendim, tha grupi./REL/

Exit mobile version