U.D i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
“Uroj mikun tim shumë të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri”.
“Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel”.
“Fitorja e kryeminisrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët!”./UBTNEWS