Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie se nuk do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente.
Sipas Hoxhajt, Osmani nuk është figurë unfikuese, por është përçarëse, andaj ai thekson se kjo parti ka disa arsye që nuk e voton atë për presidente.
“Sepse nuk është figurë unifikuese, është përçarëse, është partiake, pavarësia politike do të jetë komplet nën diktatin e Kurtit”, ka thënë ai në Kuvendin e Kosovës.
Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit deklaroi se kjo është seancë për kapjen e shtetit./UBTNews