Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj ka premtuar rritje të pagave për policët me ardhjen e PDK-së në pushtet.
Hoxhaj nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” thotë se rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë e Kosovës institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni.
“Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme, gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë̈ e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë e Kosovës,…
Posted by Enver Hoxhaj on Wednesday, December 30, 2020