Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se qeveria Kurti 1 dhe qeveria Hoti, kanë dështuar në organizimin e mësimit gjatë pandemisë. Kurse, tash në bazë të programit që është ofruar, shihet se qeveria nuk ka mendim politikë, strukturor dhe përmbajtjesor se çka ndodhë dhe do të duhej të ndodhë në sistemin tonë arsimor.
Hoxhaj në seancën plenare të Kuvendit, ka thënë se në këto dy vite Kosova është duke e humbur një gjeneratë, gjë që kjo qeveri nuk po e kupton.
Ai në debatin arsimi në pandemi, ai përmendi raportin e Bankës Botërore, ku tha se 25 përqind ka ra humbja e të nxënit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Pas qeverisë Kurti, Qeveria Hoti e cila fillojë mësimin me shumë vonesë, të vetmin organizim që e bëri ishin maskat mbrojtëse, matje e temperaturës, dezinfektimi i duarve dhe distanca fizike. Por ajo se çfarë dy qeveritë nuk e kanë paraparë ka qenë dështimi i procesit mësimor i organizuar në tre skenarë., mësimi në shkollë, mësimi i kombinuar dhe mësimi në distancë. Kut ne sot po debatojmë nuk e dimë se sa shkolla të Kosovës në cilin skenarë kanë qenë“, ka thënë ai.
Sipas tij, Qeveria Kurti nuk e di se çka do të ndodhë me sistemin arsimor.
“Qeveria Kurti në bazë të programit që na ka ofruar nuk ka mendim politikë, nuk ka mendim strukturor, nuk ka mendim përmbajtjesor se çka ndodhë dhe do të duhej të ndodhë në sistemin tonë arsimor……..për qeverinë Kurti paaftësia është kriza që po mundëson zgjidhjen e çdo krize tjetër. Dy vitet e humbura janë humbje e një gjenerate. Gjatë këtij viti shkollor që po mbyllet tash në maj dhe qershor, i keni lënë komunat, vetëm, mësimdhënësit vetëm, universitetet vetëm“, ka thënë ai.