Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi, thotë në reagimin e tij, U.D i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pas dakordimit të Kryeministrit Kurtit në Bruksel që dialogu me Serbinë të ri-fillojë në qershor.
” Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji”.
“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”.
“PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues”.
“Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër”, thotë Hoxhaj. /UBTNEWS.