Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Ditën e Presidentit deklaroi se me mendje e zemër janë te Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës.
Hoxhaj shkroi në Facebook se Thaçi kishte vizion, guxim e veprimtari për Kosovën e mëvetsishme.
“Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër jemi te Presidenti Hashim Thaçi. Ai që kishte vizion, guxim e veprimtari për Kosovën e mëvetsishme. Ai që udhëhoqi luftën për çlirim e rrugën drejt pavarësisë. Presidentin që po i mungon Kosovës më shumë se asnjëherë. Deri në ditën e madhe dhe të pashmangshme të rikthimit në Atdhe, ne do të jemi në pritje të presidentit”, shkroi ai.
Ish-presidenti Thaçi është në paraburgim në Hagë që nga 5 nëntori i vitit të kaluar./UBTNews