Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit shtyu Slovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë.
Derisa përmendi marrëveshjen e vitit 2013 dhe Marrëveshjen e Washingtonit, si të suksesshme, ai përmendi Marrëveshjen e Ohrit – si të pasuksesshme dhe të vetme në politikën e jashtme të qeverisjes së Albin Kurtit.
“Marrëveshja e 2013-ës i hapi rrugë disa njohjeve nga Egjipti deri në Singapor, Pakistan dhe shumë vende të tjera! Marrëveshja e Washingtonit solli njohjen e Israelit, e Marrëveshja e Ohrit shtyu Slovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi. Kaq për politikën e jashtme të Albin Kurtit!”, ka shkruar Hoxhaj.