UBT News

Hoxhaj: Lugina e Preshevës, temë kryesore në dialogun me Serbinë

Kandidati i PDK-së për kryeministër të vendit, Enver Hoxhaj deklaroi se temë kryesore e dialogut me Serbinë do të jetë çështja e Luginës së Preshevës.

Në një konferencë për media ai deklaroi se në listën e tyre për deputetë do t’i keni dy kandidatë nga Presheva.

“Do ta kemi temë kryesore të çdo marrëveshje paqësore që mund të arrijmë në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të ketë marrëveshje paqësore dhe njohje të ndërsjellë pa u adresua çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Në listën e PDK-së për deputetë do të jenë dy kandidatë që do të jenë zëri i Preshevarëve në Kuvendin e Kosovës, që do të garojnë në kuadër të listës se PDK-së. Do të miratojmë një ligj të veçantë, kornizë ligjore si në rrafshin financiar, polik, arsimor, kulturor të mbështetën qytetarët që jetojnë në Luginë të Preshevës. Do ta kemi një agjension shtetëror që është organ koordinues pranë zyrës së kryeministrit, qe do të merret me hartimin dhe zbatimin e çdo politike në raport me Luginën e Preshevës”, shtoi Hoxhaj.

Exit mobile version