Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga përfaqësuesi special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të kërkojë falje për hartën në zyrën e tij, ku Kosova nuk figuronte me vijë ndarëse nga Serbia, në një nga intervistat e tij.
Sipas një komunikate të PDK-së, Hoxhaj ka kërkuar nga Lajçak një kërkimfalje për këtë çështje meqë ndërmjetësuesi i dialogut nuk duhet të ketë qëndrim të njëanshëm në këtë proces dhe ai duhet ta njoh realitetin e Kosovës së pavarur.
Në këtë takim mes tjerash Hoxhaj e ka njoftuar atë për qëndrimin e PDK-së që çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, të mos e cënojë tërësinë territoriale, intergritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Sipas Hoxhajt, rajoni mund ta tejkaloj këtë sfidë historike vetëm kur të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën dhe Kosova siguron ulëse në OKB.
“Po ashtu, në takim, kryetari Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hartën e prezantuar nga Lajçak në njërën prej intervistave të tij ku nuk figuronte kufiri i Kosovës si vijë ndarëse me Serbinë.Hoxhaj ka kërkuar nga Lajçak një kërkimfalje për këtë çështje meqë ndërmjetësuesi i dialogut nuk duhet të ketë qëndrim të njëanshëm në këtë proces dhe ai duhet ta njoh realitetin e Kosovës së pavarur. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ka njoftuar krerët e PDK-së me planin e tij për rifillimin e shpejt të dialogut pas konstitutimit të institucioneve të reja në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Lajçak po qëndron për vizitë treditore në Kosovë, ku po takohet me liderë të institucioneve dhe përfaqësues të partive politike./UBTNews