UBT News

Hoxhaj kërkon nga Qeveria ta ketë prioritet çështjen e të pagjeturve

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve ka kërkuar nga Qeveria që ta ketë prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“27 prilli është data e dhimbjes tonë të përbashkët kombëtare. Dita e Personave të pagjetur, na e rikujton çmimin e lartë që po vazhdon të paguajë populli ynë për lirinë. Sot dhe secilën ditë, ne do të jemi pranë familjeve të personave të pagjetur. Sot dhe secilën ditë, ne nuk do të rreshtim për të kërkuar drejtësi për të bëmat e një regjimi gjenocidal serb që planifikoi shfarosjen e shqiptarëve. Në vend të deklaratave boshe e ikjes nga përgjegjësia, të gjithë presim nga Qeveria që ta ketë prioritet të parë dialogun Kosovë – Serbi dhe zbardhjen e fatit të pagjeturve tanë sa më pare”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Udhëheqësit e institucioneve në Kosovë kanë deklaruar përsëri se do të angazhohen në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur./UBTNews

Exit mobile version