Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai tha se kjo fazë është e dhimbshme për Kosovën, por u shpreh i sigurt se në fund të procesit ata do të kthehen fitimtarë në fund.
“Kjo është një fazë e re për Kosovën, plotë dhimbje dhe të padrejtë. Por ne jemi të sigurt se të gjithë ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtar”, tha ai.
Hoxhaj në konferencën për medie, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, foli edhe për zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi.