Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se është shqetësuese situata në Deçan.
“Qindra të helmuar, dyshohet nga uji, janë alarm i mjaftueshëm për të konstatuar se diku një hallkë e sigurisë ka dështuar! Organet kompetente, institucionet përgjegjëse duhet sa më shpejtë të gjejnë shkakun dhe shkaktarin eventual”.
“Me të gjitha mundësitë të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe mbi të gjitha të evitojmë ngjarje të tilla, duke qenë efikas në zbardhjen e rastit”, thotë ai./UBTNEWS