UBT News

Hoxhaj: Demonstratat e vitit 1968 janë ngjarje themeltare për të drejtat e liritë e shqiptarëve

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar demonstratat e vitit 1968.

Në Facebook, Hoxhaj shkroi se demonstratat e vitit 1968 janë një ngjarje themeltare e përpjekjeve të shumë gjeneratave për të drejtat e liritë e shqiptarëve, të cilat kulmuan, deri në ditët e sotme, me luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë.

“Kjo ngjarje si dhe ngjaret tjera më pas, demonstratat e vitit ’81, të vitit ’91, rezistenca shumëvjeçare paqësore, janë hallkat e një lufte e përpjekje të vazhdueshme për çlirim kombëtar. Për herë të parë në ish-Jugosllavi, shqiptarët me demonstratë kërkuan t’u njihet e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare, e drejta e kombit e jo e kombësisë, dhe më pas në vitet e 80-ta edhe e drejta për republikë të barabartë me republikat tjera të ish SFRJ. Kjo vetëdije më pas kulmoi me të drejtën për mëvetësi, për krijimin e shtetit që gëzojmë sot”, shkroi Hoxhaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version