UBT News

Hoxhaj bisedon me senatorin Bob Dole

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka biseduar me ish-kandidatin për president të SHBA-ve, senatorin Bob Dole.

Hoxhaj thotë se e siguroi atë se si kryeministër i ardhshëm edhe në sfidat dhe proceset e ardhshme, përkushtimi i Kosovës, do të jetë forcimi i partneritetit strategjik në mes të dy vendeve tona.

“Kisha kënaqësinë dhe nderin që gjatë një bashkëbisedimi shumë të mirë t’i uroj Vitin e Ri mikut të madh të Kosovës, ish kandidatit për president të SHBA-ve, senatorit Bob Dole. Edhe këtë herë, sikur gjatë gjithë jetës së tij, senatori Dole shprehu dashurinë e tij të madhe për Kosovën dhe urimin që të kemi një vit sa më të mbarë dhe me më shumë prosperitet. E falënderova përzemërsisht senatorin Dole për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë popullit të Kosovës. Si kryeministër i ardhshëm e sigurova atë se, edhe në sfidat dhe proceset e ardhshme, përkushtimi ynë, përkushtimi i popullit tonë, do të jetë forcimi i partneritetit strategjik në mes të dy vendeve tona. Aty ku është Amerika është edhe Kosova”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Kisha kënaqësinë dhe nderin që gjatë një bashkëbisedimi shumë të mirë t'i uroj Vitin e Ri mikut të madh të…

Posted by Enver Hoxhaj on Monday, January 4, 2021

Exit mobile version