UBT News

Hoxhaj bisedon me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovë, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abos dullah bin Zayed Al Nahyan.

Mes tjerash u diskutua për gjendjen politike në rajon e Kosovës, si dhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investimeve që duhet bërë ndërmjet dy vendeve.

“Si kandidat për kryeministër, e informova për planet e ardhshme dhe në çfarë fushash mund të bashkëpunojmë.Ministri Zayed Al Nahyan dhe Emiratet kanë qenë një ndër zërat më të fuqishëm që kanë ndikuar në shumë vende arabe që ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë Kosova është gjithnjë falenderuese”, shkroi Hoxhaj në Facebook./UBTNews

Kam zhvilluar mbrëmë një telefonatë me mikun tim të vjetër dhe të Kosovës, ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara…

Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, January 7, 2021

Exit mobile version