UBT News

Hovenier thotë se vizita e Kurtit dhe Osmanit në ShBA reflekton partneritet mes dy shteteve

Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka përshëndetur takimin dy krerëve të shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti të cilët të martën u takuan me sekretarin amerikan, Antony Blinken.

Sipas tij, kjo vizitë e reflekton partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dje, Sekretari Blinken u takua me Presidentin e Kosovës, VjosaOsmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, për të diskutuar për fushat kryesore të bashkëpunimit tonë të ngushtë. Vizita është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter, të mërkurën.

Gjatë vizitës së Osmanit dhe Kurtit në ShBA është diskutuar edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Pos këtij takimi, Kosova e ka nënshkruar në SHBA edhe një kontratë me vlerë 236 milionë eurosh për transformimin energjetik.

Exit mobile version