UBT News

​Hovenier takon ambasadorin e ri shqiptar: Mezi presim të punojmë së bashku për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Në llogarinë e tij në platformën X, Hovenier tha se mezi pret që të punojë me të për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj. Mezi presim të punojmë së bashku ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike”, ka shkruajtur ambasadori amerikan.

Exit mobile version