Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Në llogarinë e tij në platformën X, Hovenier tha se mezi pret që të punojë me të për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
“Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj. Mezi presim të punojmë së bashku ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike”, ka shkruajtur ambasadori amerikan.