Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, deklaroi sot se takimi i Ohrit është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Serbinë për të arritur marrëveshje mbi planin europian për normalizim të marredhënieve. Ai shtoi se marrëveshja synon të shmangë edhe tensionet e mundshme mes dy shteteve në të ardhmen.
Në nje takim me gazetarë, ambasadori Hovenier deklaroi se një marrëveshje e mundshme do të sjellë përfitime politike dhe ekonomike për të dy vendet.
Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hovenier tha se i kuptojnë disa shqetësime, por ShBA nuk mbështet ndonjë mekanizëm që është kundër kushtetuteshmërisë së Kosovës.
I pyetur për rezervat që kanë ndaj planit evropian dy partitë më të mëdha opozitare PDK dhe LDK, Hovenier tha se është i bindur që në fund të dy subjektet do të vënë interesin nacional para atij partiak.