Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
Në samitin e Paqes dhe Demoracisë (KDPS), Hovenier tha se vetëm normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi i sjell dy vendet më pranë institucioneve trans-atlantike.
Ai nënvizoi edhe mbështetjen që e ka ShBA ndaj Bashkimit Evropian si ndërmjetësues të dialogut.