UBT News

Hovenier pas takimit për Asociacionin: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, pas diskutimit për Asociacionin në ambasadën amerikane në Prishtinë, është shprehur mirënjohës ndaj palëve të pranishme për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane në Prishtinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

Diskutimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane në Prishtinë tashmë ka përfunduar.

Exit mobile version