Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të zhvillojë një takim me zëvendëskryeministrin, njëherësh kryenegociatorin për dialog, Besnik Bislimi.
Pas takimit, ambasadori Hovenier pritet të deklarohet për medie. Ky takim zhvillohet një ditë pas takimit në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve.