Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier është shprehur i kënaqur me heqjen e ndalesës së mallrave serbe.
“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së mallrave të përfunduara të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne i vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social X.