Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve.
Ai ka potencuar se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka shkruar ambasadori në Twitter.
Mbrëmë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova do të pranojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.