Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka mirëpritur ndihmës- sekretarin amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier postoi fotografi krah O’Brien, duke thënë se po pret me padurim që ai të angazhojë biseda me zyrtarët kosovarë për çështje kyçe bilaterale.
“Kënaqësi të mirëpres ndihmës-sekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Vizita e O’Brien në Kosovë vjen në një kohë të rëndësishme për marrëdhëniet bilaterale, ku çështjet si siguria, zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian janë në qendër të diskutimeve. Ambasadori Hovenier dhe O’Brien janë aktualisht në qeveri, duke zhvilluar takimin me Kryeministrin Kurti, ku pritet që të trajtohen tema me rëndësi strategjike për të dyja palët./UBTNews/