Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë i hekurt si gjithmonë.
Megjithatë shtoi se ‘po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë’.
“Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashmë ndërmjet ShBA-ve dhe anëtareve tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra me qeverinë e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç Zëvendësi i Departamentit të shtetit më herët, Qeveria Amerikane shpreson se qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtar të Kosovës. Por edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tanishme të Kosovës mbesin më pak pozitive se që do të kishim shpresuar. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë i hekurt si gjithmonë“, tha Hovenier.
Këto komente Hovenier i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me USAID-in në vlerë prej 35.5 milionë dollarësh.