Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë duke zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti do tu adresohet mediave para qeverisë.
Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm ishte dëgjuar të premten në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast ishte dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha kishte thënë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.
Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.