UBT News

​Hovenier: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në një adresim për media, Hovenier të enjten tha se fjala e fundit për draft statutin e propozuar do të jepet nga Gjykata Kushtetuese.

“Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë një shtresë shtesë e qeverisë, nuk duhet të ketë të jetë ndonjë autoritet ekzekutiv”, deklaroi ai.

Exit mobile version