Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti u zotua se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Kosovës do të qëndrojnë sa më afër personave me nevoja të veçanta.
Hoti në Facebook shkroi se ndonëse janë bërë veprime konkrete gjatë këtyre viteve, konsideroj se nuk është bërë mjaftueshëm.
“Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, ndaj në këtë ditë të veçantë zotohemi për përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës që do të qëndrojmë sa më afër kësaj kategorie të shoqërisë. Mendoj se humanizmi i një shoqërie tregohet përmes kujdesit ndaj kategorive të veçanta. Ndonëse janë bërë veprime konkrete gjatë këtyre viteve, konsideroj se nuk është bërë mjaftueshëm.Do të jemi afër jush!”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews