UBT News

Hoti zotohet për kthimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim virtual me përfaqësuesin Special të BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit Evropian, shprehu vendosmërinë e Qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë dhe adresimin e të gjitha sfidave në luftimin e krimit të organizuar  dhe korrupsionit.

Ky takim erdhi pas bashkëbisedimit që Kryeministri Hoti, zhvilloi dje me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, ku u zotua për thellimin e bashkëpunimit me qeveritë e këtyre vendeve në fushën e sundimit të ligjit./UBTNews

Exit mobile version