Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se zgjidhja dalëse nga situata politike, lidhur me çështjen e Presidentit është Kushtetuta e Kosovës.
Ai ka thënë se janë dy rrugë, dakordim për zgjedhjen e të parit të vendit ose shkuarjen në zgjedhje.
“Strategjia për të dalë nga kjo situatë është Kushtetuta e vendit, janë dy rrugë, ka koncensues për zgjedhjen e Presidentit mirë, nëse jo shkojmë në zgjedhje”, tha Hoti gjatë një konference për medie, pas takimit me përfaqësues të bizneseve.
Hoti u ka bërë thirrje partive politike që të ulen dhe të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje.
I pyetur nëse LDK-ja do t’ia kthejë votën PDK-së për çështjen e Presidentit, pasi PDK-ja e votoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, tha se nuk ka pasur asnjë kushtëzim me votë për këtë. Hoti tha se janë pranuar disa amendamente të propozuara në PDK-ja dhe asgjë më shumë./EO