Në ditën e fundit të vitit 2020, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar Down Syndrome Kosova, ku u ka uruar shëndet të gjithë atyre që marrin shërbimet këtu. Ai theksoi se ka qenë vit i vështirë.
“Ju garantoj që do të keni mbështetjen e plotë që t’i çoni gjitha iniciativat përpara”, deklaroi Hoti.
Drejtoresha e Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri tha se gjatë vitit kanë pasur shumë vështirësi, për çka është rrezikuar edhe ofrimi i shërbimeve.
“Ka qenë vit shumë sfidues. Kemi qenë të rrezikuar të ndërpresim shërbimet. Përveç shërbimeve, luajmë rol të rëndësishëm edhe në fushën e avokiimit”, theksoi ajo.