UBT News

Hoti uron qytetarët boshnjakë në ditën e tyre

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Me këtë rast, shefi i Qeverisë i ka uruar qytetarët boshnjakë për ditën e tyre.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ua uroj këtë ditë të veçantë të gjithë qytetarëve boshnjakë të vendit. Kosova ka një traditë të jashtëzakonshme të bashkëjetesës dhe të harmonisë në diversitet etnik, religjioz e kulturor.”, ka shkruar Hoti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version