UBT News

Hoti uron Bidenin, thotë se është i përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet me ShBA-në

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar telegram urimi Presidentit të ShBA-ve, Joe Biden.

“Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar”, thuhet midis tjerash në telegram.

Hoti e ka siguruar presidentin Biden se Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit”, thuhet në letër.

Hoti me këtë rast ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjet për presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale./UBTNews

Exit mobile version