UBT News

Hoti udhëton për vizitë zyrtare në Vatikan

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, nesër paradite kryeministri Hoti, do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik. Ndërsa pasdite në ambientet e Qeverisë Italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.

“Në vizitën e parë zyrtare të Kryeministrit Hoti, në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë, ai shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Stublla dhe Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqiu”, thuhet më tej në njoftim./UBTNews

Exit mobile version