UBT News

Hoti: Trusti mbetet pa Bord, 2.5 miliardë pa menaxhim

Kosovo Prime Minister Avdullah Hoti holds a protective facemask as he attends a press conference with Kosovo's President in Pristina on July 24, 2020, following their meeting for the resumed Pristina - Belgrade dialogue on the normalisation of the diplomatic relations. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo by ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti shpreh shqetësimin e tij për mbarimin e mandatit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, ku thekson se 2.5 miliardë euro s’ka kush i menaxhon.

Hoti në një postim në Facebook ka vlerësuar se mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trustit me qindra miliona euro.

“Mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trusti me qindra miliona euro për shkak se: Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara. Në rast se ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, siç po ndodh muajve të fundit, askush nuk mund të bëjë ndryshime në portfolion e investimeve për të evituar uljen e vlerës së investimeve ekzistuese të Trustit”, shkruan ai.

Me tej në postimin e tij thuhet se në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, që mund të jenë në miliona euro, nuk do të mund të investohen në tregje financiare. Kështu që sipas Hotit, miliona euro të kursimeve të qytetarëve do të mbesin në trezorët e BQK-së të pa investuara, që nuk sjellin asnjë kthim, të cilat do t’i zhvlerësojë inflacioni.

Exit mobile version