UBT News

Hoti tregon temat që do të diskutohen në takimin me partnerët e koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë detaje rreth dy takimeve që ai do të ketë nesër.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kryetarët e Komunave të Kosovës dhe liderët e partive që janë pjesë e koalicionit qeverisës.

Postimi:

Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për t’u dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Ndërkaq, në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Uashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicion./Ksp

Exit mobile version