Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nesër në takimin në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe nuk do të diskutohet për Asociacionin.
“Nesër në Bruksel diskutohet për çështjen e obligimeve financiare. Të gjitha obligimet financiare në mes të dy shteteve, përfshirë reparacionet e luftës, pensionet. Nesër nuk diskutohet në Bruksel për Asociacionin, nesër nuk është një ditë e rrezikshmne për Kosovën. Nuk jemi duke e hapur këtë marrëveshje, respektojmë një obligim kushtetues që e ka Kosova”, deklaroi Hoti gjatë tryezës ku po flitet për dialogun me Serbinë.
Disa aktiviste të PSD-së ia ndërprenë fjalimin Hotit me fishkëllima, duke thënë se shefi i Qeverisë asnjëherë s’ka folur për dhunën ndaj grave.