UBT News

Hoti: Koalicioni është stabil, nuk ka arsye për kombinime tjera

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së Qeverisë, deklaroi se koalicioni qeverisës është stabil. Hoti deklaroi se nuk ka arsye për koalicion me partitë tjera.

“Koalicioni qeverisës është duke funksionuar, i patë edhe vendimet e rëndësishme që i morëm sot, qeveria është stabile, për aq kohë sa qeveria është stabile unë nuk shoh arsye që të hyjmë në kombinime tjera. Jemi duke e respektuar marrëveshjen e koalicionit, jam duke u kujdesur çdo ditë që të respektohet marrëveshja.”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version