UBT News

Hoti thotë se është ndarë fondi për sanimin e dëmeve nga vërshimet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha kanë ndarë fondi për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Ai deklaroi se ende nuk ka ndonjë shifër të saktë të shumës, pasi njëherë duhet bërë vlerësimi i dëmeve nga ana e komunave.

Tutje, ai tha që kanë marrë vendim për ndarjen e 6.5 milionë euro për bizneset individuale dhe rritje të pensioneve.

Po ashtu, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka folur edhe për sondazhet në media.

“Mos i shihni sondazhet, vendimi i qytetarëve do të shihet më 14 shkurt. Nuk është një like në Facebook. Jemi të organizuar dhe do të dalim fitues në këto zgjedhje”, deklaroi ai.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kanë arritur që të zgjidhin problemet e komunës në infrastrukturë. Ai ka thënë se ia kanë paraqitur Qeverisë shumën e dëmeve të cilat janë shkaktuar nga vërshimet.

Exit mobile version