UBT News

Hoti thirrje partive politike të përmbahen nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje partive politike që të përmbahen nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. 

Hoti shkroi në Facebook se nuk i takon politikës të vendosë se a kanë apo jo institucionet të drejtë në vendimet që marrin, por bëri thirrje të respektohen këto vendime.

“Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane. Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë”, shkroi ai mes tjerash./UBTNews

Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato…

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, January 21, 2021

Exit mobile version