Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e dy vëllezërve kosovarë në Gjermani.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hoti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani. Autoritetet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, ku dy vëllezër, 13 dhe 17 vjeç humbën jetën tragjikisht. Në emër të Qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar Hoti në Facebook./UBTNews