UBT News

Hoti takohet me përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta, zotohet për përkrahje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së.

Gjatë këtij takimi, Hoti diskutoi me të pranishmit për tema me interes dhe çështje që ndërlidhen me këto kategori, ku potencoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të qenë afër tyre në përballimin e sfidave që ata kanë.

Hoti theksoi se Qeveria do të merret me trajtimin dhe realizimin e kërkesave të tyre. Ndërsa, përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, falënderuan kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe për gatishmërinë e tij që çështjet që ndërlidhen me ta të kenë trajtimin e duhur nga Qeveria./UBTNews

Exit mobile version